Aksident në Mullet, rëndë 3 persona

29/11/2014 00:00

Tre persona u plagosën rëndë pas një aksidenti në dalje të Tiranës dhe në afërsi të Mulletit, pasditen e së shtunës.

Policia tha se automjeti tip “Ford Focus”, i cili po udhëtonte drejt Tiranës me shpejtësi tej normave të lejuara, u përplas ballë për ballë me dy automjete, një “Mercedes” dhe një “Fuoristradë 4×4”, që po dilnin nga kryeqyteti.

Nga përplasja u plagosën rëndë Bajram Hysa, Ermal Shurli dhe Arbër Kuzhi, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve të tjera morën plagë të lehta.

Policia Rrugore dërgoi për në spital të plagosurit. Dëshmitarët e aksidentit, banorë të zonës, thanë për Top Channel se në këtë vend aksidentet automobilistike janë të zakonshme, ndërsa policia pohon se ky vend njihet si një nga “njollat e zeza” të aksidenteve, ku nuk ka tabela që paralajmërojnë uljen e shpejtësisë.

Top Channel