Tjetër 3-pikësh për Vllazninë

29/11/2014 00:00

Vllaznia mposhti në Fier 0-1 Apoloninë duke regjistruar fitoren e dytë radhazi në këto 8 ndeshjet e fundit të Superligës.

Autori i golit të fitores së skuadrës shkodrane ishte uruguajani Soza në fundin e pjesës së parë.

Në 46 minutat e dyta, vendasit u përpoqën që të barazonin dhe të evitonin humbjen, por përpjekjet e tyre nuk u finalizuan me gol.

Momenti më i mirë për fierakët ishte ai Cankës, por edhe në atë rast shtylla ndihmoi Vllazninë duke mos lejuar që rrjeta e tyre të prekej.

Pas kësaj fitoreje shkodranët ngjiten në kuotën e 14 pikëve duke parakaluar Teutën në klasifikim, ekip ky që të dielën do të luajë me Partizanin.

Top Channel