Jessie J elektrizon Tiranën

29/11/2014 00:00

Këngëtarja britanike Jessie J ka mbajtur mbrëmjen e së shtunës koncertin e saj në sheshin Nënë Tereza në Tiranë, me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

Për disa orë këngëtarja ka dhuruar një atmosferë magjike, duke bërë për vete ‘live’ publikun shqiptar që pavarësisht shiut ishte i shumtë në numër.

Momentet kulminante të koncertit kanë qenë ato kur artistja 26-vjeçare ka kënduar hitet e saj si “No body’s perfect”, “It’s my party”, etj.

Fansat shqiptarë të Jessie J e kanë mirëpritur performancën e saj, që në mbrëmje i ka dhuruar një atmosferë tjetër festës kombëtare të Çlirimit.

Në këtë eveniment kanë marrë pjesë edhe këngëtarë shqiptarë, si Alban Skënderaj, Elhaida Dani, etj. 

Top Channel