Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike

30/11/2014 00:00

Arben Ristani është Sekretari i ri i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, numri i ri dy i saj që i jep fund epokës Bode në këtë post.

Ristani u zgjodh me 101 vota pro në votimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar duke mposhtur në këtë garë dy figura të tjera të njohura të demokratëve, Eduard Selamin dhe Enkelejd Alibeajn.

Anëtarët e Këshillit Kombëtar kanë votuar edhe për 22 drejtues departamentesh, ku bien në sy emra deputetësh dhe të rinj ta afruar në Partinë Demokratike.

Në një prej departamenteve kandidon edhe anëtari i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, Petraq Milo, veprim për të cilin kundërshtarët politikë thonë se është në shkelje të ligjit të Bankës së Shqipërisë.

Demokratët votuan edhe për 6 sekretarë, ku spikasin emrat e të dy nënkryetarëve të Bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi dhe Enno Bozdo, i cili është kandiduar nga kryetari Basha për një nga pikat kyçe, organizimin e Partisë Demokratike.

Top Channel