Një qytet Krishtlindjesh i ndërtuar në zemër të Athinës ka hapur dyert e tij për të zbutur sado pak shpirtrat e trazuara te grekëv e në një vend të gjunjëzuar nga recensioni shumevjecar i ekonomisë.

Dhjetëra fëmijë kanë vizituar që ditën e parë kët qytezë përrallore dhe të mrekullueshëm për ta, që ka përvec të tjerash edhe një shtëpi të Babagjyshit të Vitit të Ri si dhe një zyrë postare.

Organizatorët kanë bërë cfare është e mundur që atmosfera festive të ndjehet në gjithë Athinën, ku më shumë se kudo, katër vite me masa shtrënguese financiare kanë reduktuar standardin e jetesës dhe kanë rritur papunësinë.

“Është bukur, fëmijët po gezojne.shpresojmëqe kjo atmosfere te coje nje mesazhgezimi për të gjithë në mënyrë që njerëzit te ndjehen me mire. Besoj se ndihmon shumë dhe se gjëra të tilla janë të nevojshme për të sjellë lumturi dhe buzëqeshje, si për fëmijët ashtu edhe për familjet në përgjithësi”, thotë një qytetar i Athinës.

Vetëm tri ditë më parë mijëra grekë kanë marrë pjesë në një grevë të përgjithshme për të kundërshtuar projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.

Megjithë atmosferën e Krishtlindjeve, një prej festave më të mëdha të ortodoksisë, shumica e qytetarëve shpreh pesimizëm për të ardhmen e vendit dhe zhvillimin e ekonomisë. Megjithëse qeveria Samaras ka deklaruar disa herë se paketave të ndihmës ekonomike po u vjen fundi, Athina zyrtare po negocion këto ditë masa të reja shtrënguese me përfaqësuesit e huadhënësve të Greqisë në të cilat dhuratat e reja të Krishtlindjeve për popullin duket se do të jenë reduktime të mëtejshme të pagave dhe pensioneve si dhe rritjet e reja të taksave.

Top Channel