Vlorë, tentativë grabitje me armë

30/11/2014 00:00

Një familje në Vlorë është terrorizuar nga disa persona të maskuar dhe me armë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit të së dielës në një vilë në lagjen “Isa Boletini”.

Sipas dëshmitarëve, grabitësit folën në emër të policisë dhe sapo dera është hapur kanë dhunuar një 22 vjeçare që u përball me ta.

Personat e armatosur janë përleshur me banorët dhe njëri prej tyre qëlloi me armë e më pas u larguan me shpejtësi. Mësohet se pasdite policia shoqëroi 6 persona për këtë ngjarje.

Top Channel