Arrestohet në Kapshticë terroristi egjiptian

30/11/2014 00:00

Një person i dënuar për terrorizëm në Egjipt është arrestuar në doganën e Kapshticës, teksa ka tentuar të hyjë në Shqipëri.

Sipas të dhënave të policisë, 56 vjeçari ishte shpallur në kërkim për kryerjen e akteve terroriste. Ai është shtetasi Elsayed Ali Ahmed Elezabi, lindur në Egjipt, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Kajro Egjipt.

Ahmed Elezabi u arrestua sepse organet egjiptiane të drejtësisë e kanë dënuar atë në fillim të këtij viti me 25 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “akte terroriste”.

Top Channel