Zviceranët mbështesin emigracionin

30/11/2014 00:00

Zviceranët  i thanë “jo” propozimit për uljen e emigracionit në nivelin 0,2% të popullsisë.

Rezultatet e pjesshme të referendumit popullor tregojnë se 70% e votuesve janë shprehur kundër planit të mbështetur tek ideja se ‘vetëm frenimi i valës së të ardhurve nga jashtë kufijve do të reduktojë presionin ndaj burimeve të vendit’.

Kundërshtarët e masës argumentojnë se, ajo do të jetë e dëmshme për ekonominë. Rreth një e katërta e 8 milionë banorëve të Zvicrës janë të huaj.

Nëse propozimi do të merrte pëlqimin e votuesve zviceranë, atëherë qeverisë do t’i kërkohej tkurrja e emigracionit nga 80.000 vetë në vit që është pragu aktualisht, në vetëm 16.000.

Dy referendume të tjera mbahen këtë të diel në Zvicër: Njëri mbi shtrëngimin e Bankës Qendrore që të shtojë rezervat e arit dhe tjetri mbi heqjen e tatim-fitimit ndaj atyre që punojnë jashtë. Sipas projeksioneve të para, as këto dy nisma nuk kanë marrë mbështetje të mjaftueshme nga zgjedhësit zviceranë.

Top Channel