Sekreti më i keq menaxherial që po mbahet është se punonjësit po fitojnë gjithmonë e më pak.  Ka miliona arsye për këtë, por revista prestigjioze Forbes është fokusuar në një prej tyre. 

Eskpertë  të tregut të punës kanë arritur në konkluzionin se qëndrim  i punësuar në të njëjtën kompani për më shumë se dy vjet, ndikon që një punonjësi të  fitojë minimalisht 50 për qind më pak të ardhura gjatë jetës së tij. Por sa më gjatë të punojmë në të njëjëtin vend pune, pa parë mundësi të reja, aq më e madhe  bëhet kjo diferencë.

Në një  ekonomi të fuqishme si ajo amerikane, rritja mesatare vjetore  e një page eshte 3%. Por norma e rritjes se cmimeve, pra inflacioni, eshte 2,1% .  Kjo do të thotë se rritja reale e pagës rezulton më pak se 1%, e mjaftueshme vetëm për të  marrë një pije .  

E në këtë pikë lind pyetja: A dëshiron një punonjës të vazhdojë të punojë edhe për vite të tjera në të njëjtën kompani, ku per cdo vit merr vetëm  një rritje page prej 1 %. Apo do të kërkojnë një punë tjetër me rrogë më të lartë?

Kjo situatë është edhe më e zymtë në Shqipëri, ku pagat thuajse nuk rriten fare, por nga ana tjeter rriten cmimet, mesatarisht me 1.7 për qind. Pra, rezulton se shqiptarët pësojnë ulje të të ardhurave mujore në të njëjtën nivel, pasi rritja e cmimeve nuk u kompensohet me rritje page.  Dhe kjo vlen për të gjithë ata punonjës që qëndrojnë për një kohë të gjatë në një vend pune.  

Ateherë duket se një trend i ri ka përfshirë tregun e punës, ku punonjësit besnik dënohen për përkushtimin e tyre, kurse ata që guxojnë të shkojnë në kompani të reja shpërblehen?  Kjo tashmë është kthyer në normë , kur kriza ekonomike I ka detyruar drejtuesit  te ngrijnë pagat dhe të shtojnë ofertat vetëm per punonjes të rinj, me aftësi ndoshta të njëjta me punonjesit e vjeter te kompanise.  

Pra, zgjohuni! Dhe nisni të pyesni për një vend të ri pune me pagë më të lartë se ajo që merrni prej disa vitesh!

Top Channel