Athinë, hapet qytet Krishtlindjesh

01/12/2014 00:00

Një qytet Krishtlindjesh i ndërtuar në zemër të Athinës ka hapur dyert e
tij për të zbutur sadopak shpirtrat e trazuara te grekeve ne nje vend
te gjunjezuar nga recensioni shumevjeçar i ekonomise.
 

Dhjetera femije kane vizituar qe diten e pare kete qyteze perrallore dhe te mrekullueshem per ta, qe ka perveç te tjerash edhe nje shtepi te babagjyshit te Vitit te Ri, si dhe nje zyre postare.

Organizatoret kane bere çfare eshte e mundur qe atmosfera festive te ndjehet ne gjithe Athinen, ku me shume se kudo,katër vite me masa shtrënguese financiare, kanë reduktuar standardin e jetesës dhe kane rritur papunesine.

Vetem tre dite me pare mijera greke kane marre pjese ne nje greve te pergjithshme per te kundershtuar projekt buxhetin e vitit te ardhshem.

Megjithe atmosferen e Krishtlindjeve, nje prej festave me te medha te ortodoksise, shumica e qytetareve shpreh pesimizem per te ardhmen e vendit dhe zhvillimin e ekonomise.

Megjithese Qeveria Samaras ka deklaruar disa here se paketa vete ndihmes ekonomike po u vjen fundi, Athina zyrtare po negocion keto dite masa te reja shtrenguese me perfaqesuesit e huadhenesve te Greqise ne te cilat dhuratat e reja te Krishtlindjeve, per popullin duket se do te jene reduktimet e metejshme te pagave dhe pensioneve, si dhe rritjet e reja te taksave.

Top Channel