Dortmund në vend të fundit, Klopp: Nuk largohem

01/12/2014 00:00

Jurgen Klopp nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen edhe pse Borussia Dortmund renditet në vendin e fundit të Bundesligës pas humbjes të dielën ndaj Frankfurtit.

Verdhezinjtë kanë grumbulluar vetëm 11 pikë pas 13 ndeshjesh të luajtura, por trajneri gjerman ka theksuar se nuk mund të largohet pa nxjerrë nga situata e vështirë skuadrën.

“E kuptoj që ju gazetarët do merreni me këto gjëra, por nuk më përket mua ky vendim. Unë jam përgjegjësi i asaj që po ndodh dhe për këtë arsye nuk mund të largohem”, tha Klopp, i cili ka një kontratë me Dortmundin deri në vitin 2018.

“Nuk iki pa e zgjidhur këtë situatë. Nuk e di nëse e ka fajin fati i keq dhe nuk e di nëse është e nevojshme ndërrimi i trajnerit”, shtoi trajneri i cili ka 6 vite nën drejtimin e Borussia Dortmund.

Top Channel