1 vit nga vdekja e Paul Walker

01/12/2014 00:00

Ka kaluar 1 vit nga vdekja tragjike e aktorit Paul Walker në një aksident automobilistik dhe Vin Diesel së bashku me Michelle Rodriguez kanë kujtuar kolegun dhe mikun e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale.

Vin Diesel shkroi në Facebook: “Ai ka qenë një pjesë e madhe e jetës sime. Ishte krenar për faktin se ishte xhaxhi Pablo për vajzën time të vogël. Po xhironim skenat e FF4 kur ajo lindi dhe ishte i vetmi person me të cilin ndava lajmin e gëzueshëm. Ai kishte një këndvështrim shumë pozitiv për jetën. U mbush një vit… një vit zie… dhe mungesa e tij më lë ende pa fjalë. Na mungon shumë Pablo.”

Vin Diesel postoi edhe një foto të vajzës së tij me aktorin Paul Walker.

Ndërsa aktorja Michelle Rodriguez e la mesazhin e saj në Twitter: “Të dua Paul Walker. E di me siguri që po jeton në zemrat e atyre që të kanë dashur.”

Top Channel