Lufta kundër AIDS, të rinjtë marshim në bulevard

01/12/2014 00:00

Me dhjetëra të rinj nga qyteti i Lushnjës kanë marshuar përgjatë bulevardit kryesor në Ditën Botërore kundër HIV/AIDS.

Ata mbanin ne duar parrulla: “Testohu!”, “Kjo eshte lufta e mbare njerezimit”, “SIDA vret”, etj.

Ky eshte viti i trete qe DSHP kryen sensibilizime masive ne datë 1 dhjetor me nxenes kryesisht te arsimit parauniversitar.

Sipas statistikave të një viti më parë në vendin tonë është rritur numri i të prekurve duke shënuar edhe vitin me më tepër të prekur.

Sipas raporteve tregohet se grupmosha më e prekur është nga 25 deri ne 45 vjeç, 8.9% te rasteve qe rezultojne te prekur nga HIV/AIDS t’i perkasin moshave nga 16 deri ne 24 vjeç.  

Vitet e fundit ndërgjegjësimi dhe infomacioni për këtë sëmundje është rritur duke kryer aktivitete të shumta, sidomos në shkollat e mesme.

Top Channel