Të jetosh në fshatin e nudistëve

01/12/2014 00:00

Në fshatin Spielplatz të Hertfordshire (Britani) ekziston një komunitet që nuk bën një jetë si gjithë të tjerët. Ata kanë plot 85 vite që vërdallisen nudo.

Mes tyre është edhe një 82-vjeçar, babai i të cilit e ka themeluar këtë komunitet të pazakontë në vitin e largët 1929.

“Të gjithë ne bëjmë një jetë normale dhe jemi me fat që jetojmë në këtë vend të jashtëzakonshëm”, thotë Iseult Richardson për ‘Daily Mirror’.

Një grua e cila kishte një shenjë operacioni në bark, kapërceu komplekset për trupin e saj kur bashkëshorti e solli në Spielplatz. Pasi i pëlqeu eksperienca në këtë fshat, Tina Yates vendosi të jetonte përgjithmonë aty.

Top Channel