Një ekip inxhinierësh francezë ka prodhuar një pemë artificiale që mund të gjenerojë elektricitet duke përdorur fuqinë e erës.

“Ideja më erdhi kur pashë një ditë gjethet e një peme që dridheshin”, thotë Jérôme Michaud-Larivière, themeluesi i grupit të inxhinierëve përgjegjës për lindjen e Pemës së Erës.

U deshën 3 vite punë për prodhimin e kësaj peme që në gjethet e saj “fsheh” disa turbina që krijojnë energji nëpërmjet erës.

“Shpresoj që shumë shpejt të vijë dita që një pemë si kjo të përdoret në shtëpitë e njerëzve dhe në qendrat urbane”, shtoi Jerome.

Pema do të ketë një çmim rreth 30 mijë dollarë.

Top Channel