Dule i pakënaqur me Ramën: Minoriteti është i papërfaqësuar

01/12/2014 00:00

Për nënkryetarin e Kuvendit dhe kryetarin e PBDNJ-së Vangjel Dule,
Qeveria shqiptare nuk ka respektuar të drejtat e minoriteteve në vend.

Sipas Dules, përveç reformës së miratuar administrative edhe në shumë raste të tjera mazhoranca qeverisëse nuk ka shprehur vullnetin e saj për mbajtjen në nivele të kënaqshme të marrëdhënieve mes minoriteteve dhe qeverisë.

“Gjatë këtyre 24 viteve pas rënies së regjimit totalitar, në Gjirokastër nuk ka patur prefekt apo qoftë edhe një nënprefekt nga radhët e minoritet etnik grek. Eshtë hera e parë dhe kjo nuk ndodh vetëm këtu, por në të gjithë hapësirat ku jeton minoriteti etnik grek. Edhe vetë shumica parlamentare është ende duke shpresuar se ekzekutivi do të dalë nga rrethi i ngushtë dhe shpeshherë vicioz i reformave të fragmentarizuara, që nuk kanë fillim, mes dhe fund apo i kauzave në moral të humbur për shkak të klientelizmit’, tha Dule.

Këto deklarime janë bërë në konferencën e OMONIA-s në Gjirokastër, e cila ka zgjedhur drejtues me votë unanime Kristoston Kamberin.

Top Channel