Përleshje në protestat e Hong-Kongut

01/12/2014 00:00

Dy muaj trazirash në Hong- Kong kulmuan me përpjekjet e aktivistëve
pro-demokracisë për të rrethuar ndërtesat qeveritare, si dhe ndërhyrjen e
dhunshme të policisë që u përpoq t`i frenonte.

Protestuesit iu kundërpërgjiten Forcave të Sigurisë të Armatosura me shkopinj gome e gaz lotsjelles. Situata kishte kohe qe vlonte, por mbremjen e se shtunes dha shenjat e para te shperthimit, kur lideret e protestes studentore i kerkuan simpatizanteve te mblidheshin perpara zyrave te shefit te ekzekutivit rajonal CY leung.

Protestat e zgjatura ne Hong-Kong u organizuan me thirrjet për një proces plotësisht demokratik në përgatitjet për zgjedhjet e 2017-es. Qeveria kineze ka bere te ditur se do te lejoje te drejten universale te votes, megjithate kandidatet ne gare per postin e kreut ekzekutiv, do te kalojne me pare ne siten e saj. Kjo eshte pikerisht ajo qe aktivistet nuk pranojne. Ashpërsia dhe mungesa e fleksibilitetit të Pekinit i ka bashkuar dhe me shume tubuesit, ndonese gadishmeri per kompromis nevojitet edhe nga ana e tyre: demonstruesit vijnë nga kampe të ndryshme, nuk kane zëdhënës të mirëfilltë ndersa kërkesat maksimaliste qe paraqesin bartin ne vetvevete rrezikun e një përshkallëzimi pa rrugëdalje.

Por pavaresisht se cfare do te arrijne, ne thelb ata qe tani kane arritur shume, sepse i kane treguar botes qe Hong-Kongu nuk dëshiron të bëhet si ndonjë qytet tjetër kinez. Demonstruesit janë rritur me liri, të cilat përtej kufijve të Kinës janë të papërfytyrueshme dhe ate çfare kane fituar ne kohe, duan me çdo kusht ta mbrojne.

Top Channel