Ukraina kërkon hyrjen në NATO

01/12/2014 00:00

Një vit pas fillimit të protestave në Maidan, Presidenti i Ukrainës,
Petro Poroshenko përsëriti dëshirën e vendit të tij për t’u anëtarësuar
në NATO.

Edhe pse e pranoi se vendit i nevojiten reforma rrenjesore, ne nje interviste eksluzive per televizionin gjerman ARD, Poroshenko kujtoi edhe nje sere sesi bashkekombasit e tij dhane jeten per te drejten e te qenit europian. Interesi per t’u bere ne planin afatgjate pjese e Aleances Atlantiko-Veriore, mbetet i madh shtoi ai.

“Lipsen reforma te gjera, eshte e vertete. Ne duhet të bëjmë gjithçka, në mënyrë që vendi, niveli i të ardhurave të qytetarëve, produkti i brendshëm bruto, investimet në mbrojtje dhe Forcat e Armatosura t’u përgjigjen kritereve, të cilat vlejnë sot për shtetet që synojnë anëtarësimin në NATO”, tha Poroshenko.

Në sheshin e pavarësisë, ne zemer te Kievit, ata qe u vrane qe prej fillimit te protestave pro-perendimore nje vit me pare, u nderuan ne nje ceremoni perkujtimore, ndersa ne mbremje qindra vete ndezen qirinj per ta jo vetem ne kryeqytet, por edhe ne pjese te tjera te vendit. Në ekrane të mëdhenj u treguan pamje nga dimri 2013/2014 – fotografi të lëvizjes protestuese, të cilat çuan në rrëzimin e Presidentit besnik ndaj Moskës, Viktor Janukoviç dhe sollën një qeveri properëndimore në pushtet.

Në një skenë të ngritur para monumentit të pavarësisë, dolën ish-aktivistë të Maidanit dhe politikanë, midis tyre edhe këngëtarja Ruslana, e cila në vitin 2004 fitoi festivalin e Eurovizionit Song Contest dhe që me angazhimin e saj të palodhur u bë figurë simbolike e tubimeve masive.

Nderkohe, ministri i Jashtëm gjerman, Frank ëalter Steinmeier dha ne mediat vendase opinionin e tij lidhur me anëtarësimin e synuar nga Ukraina në NATO. Përballë acarimit të konfliktit në rajonet lindore, shefi i diplomacise gjermane ai nuk e sheh ende Ukrainen ne rrugen drejt aleances ushtarake. Bën pjesë në përgjegjësinë për politikën e jashtme që t’i thuhet publikut se zjarrit nuk i duhet hedhur benzinë, deklaroi ai.

Top Channel