Elbasan – Peqin, fëmijët të rrezikuar në rrugë

01/12/2014 00:00

Aksi nacional Elbasan-Peqin edhe pse një aks me lëvizje të ngarkuar shfaq probleme të medha për një qarkullim të sigurt.

Edhe pse ne pothuajse te gjithe gjatesine e saj kjo rruge kalon ne zone te banuar nga te dyja anet, mungojne plotesisht nenkalimet apo mbikalimet.

Por edhe ne zonat ku levizja e kembesoreve eshte e dendur, sinjalistika nuk e dikton dicka te tille. Kjo tabele dikton shpejtesi te lejuar 80 km ne ore dhe ajo ndodhet pikerisht perpara shkolles 9-vjeçare te fshatit Paperr. Çdo dite jeta e ketyre femijeve eshte e rrezikuar ne kete aks rrugor.

Drejtuesit e shkollave, prinderit por edhe banoret e zonave ne shume raste kane bere kerkesa prane komunes per zgjerimin e rruges dhe rezervimin e nje kalimi, vetem per kembesoret, pasi ne kete zone rrezikshmeria eshte mjaft e larte.

Top Channel