Korçë, protestë për prishjen e banesave

01/12/2014 00:00

Vendimi i Bashkise se Korçës për prishjen e 29 banesave me qëllim
zbatimin e projektit për rikonstruksionin e rrugës “Don Gjon Buzuku”
është shoqëruar me protestën e pronarëve të këtyre banesave.

Vendimi per prishjen e banesave te ndertuara prej thuajse një shekulli disa prej te cilave jane rikonstruktuar nga vete pronaret ka bere qe ata njezeri te apelojne per zgjidhjen e ketij shqetesimi, ndersa duke protestuar kane pohuar se nuk do te lejojne prishjen e shtepive te tyre.

Banoret akuzojne bashkine se nuk ka njoftuar per prishjet ndersa konsiderojne si te papranueshme çmimet e demshperblimeve qe sipas tyre nuk bazohen te tregu.

Projekti, i cili parashikon jo vetem rikonstruksionin e rruges, por edhe zgjerimin e saj me rreth 2 meter ka si synim te nderlidhe dy rruge kryesore te qytetit.

Top Channel