“Boksieri” Jake Gyllenhaal

01/12/2014 00:00

Jake Gyllenhaal nuk njihet në një foto nga filmi i tij i ri të publikuar nga ‘Deadline’, ku aktori 33-vjeçar interpreton rolin e një kampioni boksi të peshave të mesme.

Fotoja nga filmi ‘Southpaw’ tregon aktorin duke u ndeshur në ring dhe ajo që të bie në sy është muskulatura e tij.

Regjisori Antoine Fuqua tha për ‘Deadline’: “Jake është stërvitur dy herë në ditë përgjatë 7 ditëve të javës. Gjithashtu ka parë shumë ndeshje boksi. Ka sakrifikuar shumë për këtë rol dhe unë mendoj se publiku do e shohë me një sy tjetër pasi të ketë parë këtë film.”

Top Channel