PD: Rama, qindra milionë për festat e nëntorit

01/12/2014 00:00

Partia Demokratike akuzon Qeverinë se ka shpenzuar me milionë lekë për festimet dhe dekorin e festave të Nëntorit.

Nëpërmjet koordinatores Reila Bozdo, PD ngre shqetësimin e shpenzimet e parave për festime vjen në një kohë kur një pjesë e shoqërisë është në varfëri të plotë.

“Duke jetuar në botën e tij paralele, pa asnjë komunikim me jetën e vështirë të qytetarëve, Edi Rama e zgjidh me bujari qesen e qindra milionë lekëve, për koncerte, skenografi, e për medalje, para që në fund shkojnë tek firmat që kanë ngritur ministrat ose stafi i tij i ngushtë.Teksa Edi Rama bën gosti të shfrenuara për festat e tij qeveritare, media zbulon se një 17-vjeçare në Pukë arrestohet, sepse ka motra dhe vëllezër më të vegjël për të mbajtur, e nuk jeton dot në errësirë, sepse nuk ka 10 mijë lekë të vjetra për të paguar dritat. Shpenzimet e cmendura qeveritare, vijnë në një kohë, kur buxheti i ri parashikon ulje fondesh për të varfërit, për të pamundurit, për asistencën, për fermerët, për shëndetësinë e arsimin. Më të mëdha do të jenë shpenzimet qeveritare në vazhdim, sepse kështu i ka parashikuar Edi Rama me buxhetin e ri, teksa i ka rritur ato me 30 përqind krahasuar me një vit më parë. Pikërisht për këtë verbëri për të parë realitetin e shqiptarëve në nevojë, pikërisht për këtë arrogancë të qejfeve të shfrenuara qeveritare, Shqipëria është në protestë. Dhe protestë do të ketë derisa kjo e keqe të ndalet”, thotë Bozdo.

Top Channel