Shumë gjyshe 77-vjeçare kanë nevojë për ndihmë për të mbajtur pesha ose për të ngjitur shkallët, por jo Willie Murphy. Edhe pse është një gjyshe e zakonshme në shumë aspekte, duhet saktësuar se kjo e moshuar bën pompa dhe ngre shtanga 100-kilogramëshe duke mos e pasur të vështirë të mbajë në krahë nipërit e mbesat ose të shtyjë vetë makinën kur i fiket në rrugë.

“Unë mendoj se në jetë nuk ka asgjë të pamundur. Doja të isha më e gjallë dhe nisa stërvitjen me pesha. Pak nga pak nisa të bëhesha e fortë”, thotë Willie për ‘USA Today’.

Ajo thotë se shoqet habiten nga fuqia e saj: “I duket e çuditshme që nuk jam në karrocë dhe që po vazhdoj ta jetoj jetën. E di që kjo është diçka e rrallë, por unë jam e lumtur kur bëj punë të vështira.”

Top Channel