Fullani në Prokurori, por sërish nuk e jep dëshminë për skandalin

01/12/2014 00:00

Në shoqërine e të bijës, ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian
Fullani u prit në hyrje të Prokurorisë nga avokati  Maks Haxhia, duke ju
bindur vendimit më të fundit të Gjykatës së Lartë, që e detyron atë të
paraqitet në organin e akuzës, ditën e parë të çdo muaji.

Ish-guvernatori Fullani qendroi ne Prokurorine e Tiranes plot nje ore, gjate te ciles nuk ndodhi ajo qe pritej. Ardian Fullani siç edhe kur ishte ne paraburgim nuk ka folur per asgje. Fullani zgjodhi heshtjen edhe para mediave

Megjithese kane kaluar me shume se kater muaj nga nisja e hetimeve per super vjedhjen e 713 milione lekeve te Bankes se Shqipërise, ish-kreu i Bankes se Shqiperise  Fullani nuk eshte pyetur ende.

Edhe kerkeses se radhes nga prokuroret per t’u pyetur kete te hene, Fullani i eshte e pergjigjur qe do te flase ne nje moment tjeter. Me shume mundesi Fullani do te pyetet brenda kesaj jave, pavaresisht se prokuroria pret qe tashme ai te shkoje ne menyre vullnetare per te dhene nje version mbi dyshimet e grupit te hetimit aq me teper qe edhe ne gjykate nje nder pistat e tij per t’u mbrojtur ishte edhe fakti qe askush nuk e kishte thirrur per ta pyetur pavaresisht se ai kishte qene i gatshem.

Top Channel