Rusia, më shumë stërvitje ushtarake në 2015-n

01/12/2014 00:00

Rusia njoftoi këtë të hënë se do të zhvillojë më shumë se 4 mijë stërvitje ushtarake vitin e ardhshëm, ku më e madhja ndër tyre do të përfshijë të paktën “dhjetra mijëra” personel shërbimi gjatë verës së vitit 2015.

Rusia ka shtuar sasinë e stërvitjeve ushtarake për të testuar dhe përmirësuar aftësitë e saj ushtarake, në një kohë kur marrëdhëniet me Perëndimin janë përkeqësuar ndjeshëm për shkak të krizës së Ukrainës.

“Stërvitjet do të zhvillohen gjatë verës njëkohësisht në disa fusha stërvitjeje, si brenda Rusisë ashtu edhe jashtë saj”, tha Yaroslav Roshupkin, një zëdhënës i Rrethit Qendror Ushtarak të Rusisë, duke iu referuar stërvitjeve të planifikuara “Qendra 2015”.

“Ato do të zgjasin në kohë dhe do të bashkojnë nën një komandë të unifikuar dhjetra mijëra punonjës shërbimi të Rethit Qendror Ushtarak, të degëve dhe tipeve të ndryshme të forcave të armatosura, ashtu sikurse dhe Ministri dhe agjenci të tjera sigurie”.

Ai tha se armë të reja do të testohen gjatë këtyre stërvitjeve. Edhe Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se planet për vitin e ardhshëm shënojnë një rritje të theksuar të 3 mijë stërvitjeve të zhvilluara këtë vit.

Top Channel