Fotot e aksidentit rrugor të David Beckham

01/12/2014 00:00

David Beckham u përfshi në një aksident të frikshëm rrugor në fundjavë teksa po kthehej për në shtëpi së bashku me djalin e tij, Brooklyn.

Ish-kapiteni i Anglisë u përplas me automjetin e tij tip Audi RS6 me një tjetër makinë kur po kthehej për në banesë nga kampi stërvitor i të rinjëve të Arsenalit, ku stërvitet djali i tij i madh, Brooklyn.

Fillimisht besohej se bëhej fjalë për një aksident të lehtë, por pamjet e publikuara së fundmi tregojnë krejt të kundërtën. Në to automjeti i Beckham duket i dëmtuar fort në krahun e shoferit, ndërsa makina tjetër është shkatërruar thuajse plotësisht.

Fatmirësisht nga përplasja ish-futbollisti ka pësuar vetëm plagë të lehta, ndërsa Brooklyn ka shpëtuan paq, vetëm me tronditje të lehtë mendore.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel