Vret ish-bashkëshorten dhe më pas njofton në Facebook

01/12/2014 00:00

Një 32-vjeçar italian nga rrethinat e Salernos masakroi me thikë ish-bashkëshorten e tij dhe më pas postoi në Facebook statusin ‘të vrava’, ku për çudi ka marrë me qindra ‘pëlqime’.

Cosimo Pagnani dhe Maria D’Antonio ishin ndarë një vit më parë dhe që prej asaj kohe janë përfshirë në disa zënka të njëpasnjëshme dhe shkak ishte bërë kujdestaria e vajzës së tyre, që gjykata ja kishte besuar gruas 34-vjeçare.

32-vjeçari nuk e duronte këtë fakt dhe gjatë një vizite në banesën e ish-bashkëshortes së tij në zënkë e sipër merr thikën dhe e godet disa herë në bark. Si pasojë e plagëve të marra 34-vjeçarja ndërron jetë, ndërsa autori ka marrë telefonin dhe në Facebook-un e tij ka shkruajtur statusin ‘të vrava’.

Ai është arrestuar menjëherë nga policia e cila përvec hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë është aktivizuar edhe për zbardhjen e sjelljes së çuditëshme të qindra personave që kishin shpërndarë dhe ‘pëlqyer’ statusin e një krimineli.

Top Channel