Rama: Pa ndaluar vjedhjen e energjisë, nuk ecim përpara

01/12/2014 00:00

Kryeministri Edi Rama e nisi javën me inspektimin e bypass-it të Fierit
një investim me vlerë 3‎9.8 milionë euro që pritet të pëfundojë në maj
2016.

Bypass-i po ndërtohet në kryqëzimin Lushnjë-Fier-Mbrostar dhe do të shërbejë si bashkim me autostradën Vlorë-Levan.

Ardi Kollçaku, administratori i firmes qe po kryen punimet tha se projekti parashikon ndërtimin e tri urave, 80 metra secila, katër korsi, me dy sense lëvizje, ku shpejtësia e lëvizjes së automjeve to të jetë 110 km në orë.

“Të gjitha kompanitë që janë këtu po punojnë në mënyrë shumë të mirë. Janë 450 vende pune në këtë projekt dhe punonjësit janë të gjithë të kualifikuar, pasi kanë punuar në Itali apo në Greqi dhe tani janë kthyer dhe punojnë në Shqipëri”, u shpreh Kollçaku.

Rama pa nga afër edhe punimet në rrugën Bishan- Pish Poro me vlerë 190 milionë lekë ‎një investin nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Ndërsa në Patos kryeministri qëndroi në kompleksin e rritjes dhe përpunimin e mishit të shpendëve. Ky biznes është një prej përfituesve të programit të qeverisë për bujqësinë 2014,

Nga Fieri, kryeministri Rama nisi serinë e forumeve me qytetarët, përmes të cilëve synohet shpjegimi dhe marrja e mendimeve nga qytetarët për reformat. Rama, në fjalën e tij e vuri theksin në operacionin kombëtar kunder vjedhjes së energjisë elektrike për të cilin tha se zgjidhja e tij është thelbësore.

“Për fat të keq, fasha mbrojtëse, nga një fashë që u vendos për të mbrojtur më të dobëtit, u kthye në një fashë, pas së cilës fshihen një masë e madhe hajdutësh. Heqja e fashës do të thotë që do të shkojmë në një cmim të njëjtë dhe të mesatarizuar. Cmimi i mesatarizuar, që në asnjë mënyrë nuk do të kapë ato tavane për të cilat predikon ditë-natë, kush do anarki, kush do rrëmujë dhe kush do që Shqipëria të vazhdojë të jetë rrumpallë për të mundur të përfitojë nga mjegulla që la pas dhe që kërkon ta shfrytëzojë tani për të penguar punën tonë”, tha Rama.

Edhe Fieri i bashkohet qyteve të tjera në vend me një komisariat policie të rikonstruktuar. Ku tashmë kryhen veprime të unifikuara.

Top Channel