Bushati në kreun e PD-së, Gjylameti: Ja sa e pavarur ka qenë AMA

01/12/2014 00:00

Zgjedhja e ish-Kryetares së AMA-s, Endira Bushati, si drejtuese e një
prej sekretariateve në Partinë Demokratike, një ditë më parë, është
shfrytëzuar nga Partia Socialiste për të kujtuar se sa e pavarur ka qene
AMA nen drejtimin e zonjes Bushati.

“Ish Kryetarja e Autoritetit të Medias Audiovizive, të famshmes AMA, zonja Endira Bushati, që në muajt e fundit ishte kthyer në simbolin e institucionit të pavarur nga politika, doli që paska qenë aq e lidhur me pushtetin e deri djeshëm, sa vetëm një javë pasi u zëvendësua nga Kryetari i ri i AMA-s, zonja Bushati u zgjodh në Kryesine e PD-së dhe u emërua drejtuese e Departamentit të Administratës Civile. Të gjithë i mbajnë mend zgjedhjet e vitit 2009 dhe me pas zgjedhjet e 2011. Personazhi më i famshëm i KQZ-së në ato vite, zoti Arben Ristani, tentonte të hiqej i pavarur, në krye të një institucioni që kushtetuta e kërkon të pavarur. Sot, ish Kryetari i pavarur i KQZ-së së pavarur është zgjedhur numri dy i Partisë Demokratike”, tha deputetja socialiste, Blerina Gjylameti.

Top Channel