Dosjet, dorëzohet drafti. Doda në konflikt me grupin e PD. Paloka: Marionetat e Ramës

01/12/2014 00:00

Kryetari  i PDIU-së,Shpëtim Idrizi dhe deputetja e Partisë Demokratike,
Mesila Doda, janë nismetarët që do të mbrojnë projektligjin për hapjen e
dosjeve.

Ata e dorezuan edhe zyrtarisht projektligjin, por kete herë nuk eshte ky lajmi me kryesor. Per te bere lobing per kete nisme, Mesila Doda do te thyeje vendimin politik te Partise Demokratike dhe do te perfshihet ne punimet normale te Kuvendit.

“Sigurisht që ne e kemi firmosur në cilësinë e deputetëve, që e mbështesin këtë nismë dhe do të jemi për ta mbrojtur patjetër. I kërkoj që të gjithë kolegët e mi të Partisë Demokratike, por edhe të gjithë të partive të tjera të jenë të pranishëm për ta mbështetur këtë nismë ligjore. Paraqitja e ligjit të sotëm, përveçse një mbështetje ndaj një nisme të shoqërisë civile është padyshim një vendim i marrë dhe një premtim i bërë ndaj elektoratit. Ndaj, ky është një proces që nuk do të ketë kthim mbas dhe nuk mundet që të tërhiqemi për asnjë arsye”, tha Doda.

Ky vendim, qe ne fakt nuk eshte suprize, ka shume gjasa te ndërpresë marrëdhenien e Mesila Dodeës me Partinë Demokratike.
 
Menjehere pas daljes publike të saj, kryetari i grupit parlamentar Edi Paloka beri nje deklarate te forte, ku cilesoi si marioneta te Edi Rames te gjithe ata qe kane aktivizuar çeshtjen e ligjit te hapjes se dosjeve, me qellimin e vetem, sic thote ai per te zhurmuar problematiken e keqqeverisjes.

Sipas Partise Demokratike ky hap ndermerret “për të larguar vëmendjen e opinionit publik nga braktisja e premtimeve elektorale dhe futja e vendit në krizë ekonomike, nga skandalet e përditshme të qeverisjes dhe perspektiva akoma më e errët për vendin me rritjen e taksave dhe buxhetin klientelist, nga kriminalizimi i qeverisjes dhe i parlamentit”.

Ne deklaraten e tij, kryetari i grupit demokrat parlamentar, duke kujtuar kundershtimin 4 vjet me pare te ligjit te lustracionit nga ajo qe e quan “dyshja Rama Meta”, thekson se jane serish keta qe kane vendosur ne pozicione te larta shteterore ish-drejtues te larte te Sigurimit te Shtetit.

“Kjo është arsyeja se pse as transparenca ligjore, as hapja e dosjeve nuk mund të bëhen nga kjo dyshe”, thote zoti Paloka, sipas te cilit  “nuk mund të hapin dosjet vetë hartuesit e tyre që sot janë rikthyer në pushtet me Edi Ramën dhe Ilir Metën”.
Edi Paloka, njekohesisht edhe nenkryetar i Partise Demokratike thote se opozita, bashke me “përfaqësuesit legjitimë të ish të përndjekurve politikë të jetë në ballë të përpjekjes për zbardhjen e krimeve të komunizmit dhe përgjegjësive për këto krime”.
Por kjo,- siç ve ne dukje Partia Demokratike,- nuk mund të arrihet as nga duart e pista të ish-persekutorëve të regjimit, sot në qeveri dhe as me duar të tjera, të përdorura për qëllimet e tyre.

Top Channel