Në 6 dhjetor nis testimi i mësuesve

01/12/2014 00:00

Me datën 6 dhjetor do të nise procesi i testimit në të gjithë vendin për
8095 aplikantë për postin e mësuesve. Sipas të dhënave në
dokumentacionin e tyre rezulton se janë 89 për qind aplikantë janë
mësues të rinj të diplomuar pas vitit 2000.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha se 60 për qind e aplikanteve jane shprehur te gatshem te punesohen edhe larg vendbanimeve te tyre dhe afati perfundimtar per dorezimin e dosjeve eshte 4 dhjetori.

“Nuk do të ketë më, as drejtori i Drejtorisë Arsimore as drejtori i Zyrës Arsimore, por do të jetë testimi që do të rankojë për cdo qark të vendit mësuesit që janë shprehur të gatshëm dhe plotësojnë kushtet ligjore për të qenë mësues. Që do të thotë, me një shembull fare të thjeshtë, cdo qark i vendit, cdo drejtori arsimore, sipas profileve përkatëse në lëndë të caktuara, fjala vjen në fizikë, do të ketë të rankuar të gjithë mësuesit që janë në këtë profil në fizikë për qarkun e kështu me rradhë, në të gjitha profilet e tjera”, tha Nikolla.

Testimi i mesuesve qe do te vleresohet me 70 pike, eshte i ndare ne dy faza.Komisioni ka vendosur si kriter formimin e pergjegjshem dhe ate profesional te çdo individi qe aplikon.

Aplikanti vleresohet si kalues kur ka marre me shume se 50 për qind te pikeve ne te dyja testimet. Korrigjimi i testeve do te behet nga nje komision mesuesish dhe ekspertesh ne Tirane. Ministria e Arsimit pritet zëvendësojë vendet bosh te 1984 mesuesve pa arsim përkatës dhe te 2065 mesuesve jashtë profilit.

Top Channel