E përplas makina, humb jetën 23-vjeçari

01/12/2014 00:00

Një aksident rrugor i ndodhur pasditen e së hënës në qarkun e Lushnjes i ka marrë jetën një të riu.

Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë policisë rrugore, sipas të cilave ngjarja ka ndodhur në fshatin Gradisht, ku 23-vjeçari është përplasur nga një automjet teksa udhëtonte në bordin e një motori.

Burimet sqarojnë se viktima, i identifikuar si shtetasi Edison Dore, ka humbur jetën menjëherë si pasojë e dëmeve fizike të marra nga forca e impaktit.

Nga mbikëqyrja paraprake e vendit të ngjarjes uniformat blu kanë konstatuar se shkak i aksidentit është bërë pakujdesia e drejtuesit të automjetit.

Top Channel