Gjermeni mbikëqyr aksionin e OSHEE-së

01/12/2014 00:00

Aksionin kundër vjedhjes së energjisë elektrike e ka ndjekur këtë të hënë ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, e cila deklaroi se arkëtimet e përfituara nga lidhjet e paligjshme do të përkthehen në më shumë shumë investime publike në zonat urbane dhe rurale të vendit.

Gjermeni iu referua rastit të Fondit të Zhvillimit Rajonal, duke saktësuar se me 8 miliardë lekët e mbledhur në fazën e parë të aksionit qeveria shqiptare mbështeti 87 projekte për ndryshimin e fizionomisë urbane të qyteteve.

“Nëse 150 milionë euro, që është dëmi i shkaktuar si pasojë e mospagesës së energjisë elektrike, do të shkonin në buxhet, investimet publike do rriteshin me 2.5 herë”, deklaroi Gjermeni.

Fonde këto që, sipas ministres, mund të përdoreshin për zonat urbane dhe rurale, duke krijuar më shumë punësim, zhvillim ekonomik dhe turizëm.

Top Channel