Dhuna në Beograd, në pritje të Apelit të UEFA-s

01/12/2014 00:00

Mesditën e së martës pritet që Komisioni i Apelit në UEFA të japë verdiktin e tij për ankesat e Federatës Shqiptare të Futbollit, në lidhje me vendimet e marra nga Komisioni i Disiplinës për ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u ndërpre për shkak të dhunës së tifozëve serbë ndaj lojtarëve të kombëtares kuqezi.

Drejtuesit e Federatës sonë kanë njoftuar se kërkojnë ndryshimin e vendimit të Disiplinës dhe dhënien e fitores në tavolinë kombëtares shqiptare.

Ndërkohë, mediat serbe shkruajnë se Federata serbe ka 2 pritshmëri: së pari, që Serbisë t’i kthehen tri pikët dhe, së dyti, që ndeshja të luhet sërish në një fushë asnjëanëse dhe pa praninë e tifozëve.

Sfida Serbi-Shqipëri, e cila u luajt më 14 tetor në Beograd, u ndërpre në fund të pjesës së parë, pasi tifozët serbë pushtuan fushën dhe sulmuan futbollistët e kombëtares shqiptare. Komisioni i Disiplinës në UEFA i dha fitoren në tavolinë Serbisë dhe gjobiti të dyja Federatat me nga 100 mijë euro.

Top Channel