Durrës, protestë e banorëve të ish-kënetës

01/12/2014 00:00

Të mbetur prej afro një javë pa energji elektrike, banorët e zonës së ish-kënetës në Durrës kanë protestuar kundër vendimit të qeverisë për ndërprerjen e furnizimit për konsumatorët debitorë.

Protestuesit kërkojnë heqjen e kamat-vonesave nga vlera e borxhit të llogaritur, që për disa familje kap vlerën e mbi 1 milion lekëve.

Shumë banorë të kësaj zone thonë se nuk kanë paguar prej vitesh energjinë elektrike, ndërsa deklarojnë se përballen me papunësinë, mungesën e investimeve publike dhe kushte të vështira jetese.

Por pavarësisht protestave, Policia e Shtetit në bashkëpunim me OSHEE-në kanë vijuar punën e përbashkët në të gjithë vendin, ku janë evidentuar 16 raste të reja të vjedhjes së energjisë elektrike, duke arrestuar 7 persona.

Shtatë të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa për 2 është vendosur proçedimi në gjendje të lirë.

Top Channel