Bllokohen 22 sirianë në Has dhe arrestohen dy shqiptarë

02/12/2014 00:00

Policia ka ndaluar në Has 22 klandestinë sirianë të cilët ishin duke
kaluar kufirin drejt Kosovës. Gjithashtu në pranga kanë rënë dy persona
Gazmend Isufi dhe Babis Vata sepse po transportonin sirianët.

Klandestinët po lëviznin me një furgon me targa AA 603 CE dhe për të kaluar në Kosovë, kishin paguar shuma të konsiderueshme parash. Ndaj Isufit dhe Vatës rëndon akuza e ndihmës së kalimit të kufirit, në mënyrë të paligjshme.

Muajin e fundit policia shqiptare ka ndaluar me dhjetëra sirianë, të cilët në pjesën më të madhe të rasteve kanë leje qëndrimi për në Greqi, por pavarësisht kësaj ata nuk kanë dëshirë të jetojnë në shtetin helen. Të gjithë personat e bllokuar pasi kanë marrë trajtim mjekësor dhe ushqimor, janë nisur në Greqi.

Top Channel