Greqi, pranga 39-vjeçares shqiptare, akuzohet për trafik droge

02/12/2014 00:00

Një shtetase shqiptare u ndalua prej policisë së Selanikut nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Sipas autoriteteve greke 39-vjeçarja, emri i se ciles nuk behet publik per arsye hetimi, u arrestua ne flagrance pak minuta pasi zbriti nga autobusi i linjes Stamboll-Selanik.

Ne cilesine e proves materiale, asaj iu gjeten te fshehura me kujdes ne trup, sasia prej 3.5 kilograme te lendes narkotike heroine e paster, e paketuar ne 5 pako hermetike, si dhe 1500 euro kesh, te perfituara prej trafikut te paligjshem te lendes narkotike.

Policia thote se 39-vjeçarja ishte pjese e nje organizate qe importonte heroine nga Turqia dhe e tregtonte ate  ne tregun grek te narkotikeve. Zyrtaret greke besojne se shqiptarja ishte korriere e organizates. Ajo sipas tyre e kishte kryer kete rruge edhe disa here te tjera, por ende nuk eshte e qarte sesa jane permasat e trafikut te lendes narkotike qe kjo organizate ta transportur me kete menyre.

Operacioni i antidroges vazhdon ende. Mesohet se jane shpallur ne kerkim edhe te pakten dy persona te tjere qe dyshohen si porosites te droges. 39-vjeçarja dhe materialet ne ngarkim te saj,u deguan ne Gjykaten e Selanikut, e cila vendosi masen e sigurise burg pa afat, deri ne perfundimin e hetimeve.

Top Channel