Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje dhe erozion në disa qytete

02/12/2014 00:00

Reshjet e shiut që kanë rënë në orët e fundit kanë shkaktuar probleme në
qytete të ndryshme të vendit. Sipas të dhënave raportohen probleme në
Vlorë, ku janë përmbytur disa lagje kryesore. Shkak për këtë, duket se
janë bërë bllokimi i kanalizimeve.

Gjithashtu gjatë natës uji ka hyrë në disa biznese, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe një shkolle në periferi i është vënë dryni prej përmbytjeve. Disa zona rurale të Vlorës u përballën me mungesën e energjisë elektrike ndërsa tragetet kanë ndërprerë lëvizjet e tyre det.

Probleme me përmbytjet janë shfaqur edhe në disa akse rrugore në Gjirokastër.  Në zonën e quajtur “ Shkalla e Zezë”, ka patur rrëshqitje të dherave, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve.

Top Channel