Rama: S’ka më punë skllavëruese, burg kush punëson njerëz në të zezë

02/12/2014 00:00

Kreu i Qeverisë, Edi Rama paralajmeroi se çdo biznes qe nuk deklaron
tatimet dhe çdo punëdhënës apo punonjes qe punon ne te zezë do të
përballet me burgun.

“Puna në të zezë konsiderohet absolutisht veprimtari e dënueshme penalisht dhe për këtë arsye edhe në ndërhyrje të re që ne po bëjmë në legjislacion, qoftë shmangia e përsëritur nga tatimet, qoftë edhe gjetja e përsëritur e një punonjësi në të zezë në një biznes do të jetë e barabartë me ndjekjen penale dhe çuarjen prapa hekurave të personit përkatës apo dhe drejtuesit të kompanisë përkatëse”, tha Kryeministri Edi Rama.

Kete vit jane hapur rreth 82 mije vende pune dhe sipas ministrit te Mirëqenies Sociale Erion Veliaj, nje e treta e tyre jane persona te cilet kane dale nga skema e ndihmes ekonomike.

“Këta 81 352 janë disa nga punët e reja që janë bërë prej fondit të punësimit, nga punët e reja që janë zbardhur se kanë punuar në të zezë, në mënyrë skllavëruese dhe një pjesë tjetër ka përfituar prej vetëdeklarimit të vetëpunësuarve në fshat. Lajmi më i mirë është se rreth 1 e treta e tyre kanë dalë nga ndihma ekononomike”, tha Veliaj.

Gjate prezantimit te Konventes se pare per reformimin e Shërbimeve Sociale u tha se Inspektoret e Sherbimit Social kane verifikuar se 5400 persona kane perfituar ndihme ekonomike, ne menyre abuzive.

Kryeministri Rama, tha se vetem gjate ketij viti eshte bere e mundur qe 20 për qind e femijeve te braktisur te kthehen ne familje dhe per 30 për qind e te moshuarve qe kerkojne te qendrojne ne azile te gjendet zgjidhje permes sherbimeve komunitare.

Perfaqesuesja e UNICEF-it, por edhe shefi i minisionit te ambasades se Zvicres theksuan se sherbimet sociale duhet te shihen me ne kujdes te veçante, pasi ato ndihmojne ne zbutjen e varferise dhe reduktimin e pabarazise.

Top Channel