Durrës, 38-vjeçarja vdes duke rilidhur energjinë

02/12/2014 00:00

Pasi i kishin ndërprerë energjinë, nje grua ka tentuar t’i rikthehet
traditës së vjetër të rilidhjes së linjës së energjisë, por ka mbetur
viktimë e këtij veprimi.

Një 38-vjeçare ka humbur jetën natën e kaluar pas rënies në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja e rëndë ndodhi natën e së hënës, në Spitallë të qytetit të Durrësit.

Resmie Alla, 38 vjeç, ka tentuar të rikthejë energjinë elektrike në banesën e saj pasi ia kishin nderprere, por errësira dhe mungesa e profesionalizmit, kushteve teknike e kanë çuar drejt vdekjes, duke lënë në hidhërim të plotë familjen e saj. Paraprakisht bëhet e ditur se OSSHE i kishte prerë furnizimin me energji elektrike familjes Alla, ndaj viktima ka tentuar të rilidhë linjën në fshehtësi natën për të mundësuar ndriçimin e shtëpisë.

Top Channel