Papa: Të dënohet terrorizmi në emër të Islamit

02/12/2014 00:00

Papa Françesku iu bëri thirrje udhëheqësve myslimanë të botës të dënojnë terrorizmin që kryhet në emër të Islamit.

Duke folur me gazetarët në bordin e avionit të tij gjatë kthimit nga Stambolli për në Romë, Papa tha se kjo do të ndihmoje te hidhen poshte paragjykimet e atyre njerëzve në Perëndim që vënë shenjën e barazimit mes të dyve.

“Kur njerëzit shohin këto akte terroriste, jo vetëm në këtë rajon, por edhe në Afrikë, reagimi është: ‘Nëse Islami është i tillë, kjo më indinjon.’ Kjo fyen shumë myslimanë, të cilët thonë: ‘po ne nuk jemi të tillë, sepse Kurani është një libër i paqes. Është libër profetik i paqes. Terrorizmi nuk është Islami”, tha Papa.

Te njejtin mesazh, sic pohoi dhe vete, Ati i Shenjte i ka percjelle edhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdoan. Sa per militantet islamike qe veprojne ne Siri e Irak, me heret Francesku u shpreh se ata “po kryejne nje mekat te madh ndaj Zotit”`.

“T`iu marresh njerezve paqen, te kryesh qofte edhe aktin me te vogel te dhunes apo edhe te heshtesh perballe aketeve te tilla sidomos kur i drejtohen te dobteve e te pafuqishmeve, kjo do te thote te mekatosh perballe Zotit”, u shpreh Papa Françesku.
 
Zbutja e varferise ne rajon, sipas Papes, eshte e nje rendesie kyce sepse pikerisht asaj i detyrohet rritja e nivelit te rekrutimeve nga terroristet.

Kreu i Kishes Katolike e vizitoi Turqine me misionin e forcmimit te lidhjeve me lideret fetare e hedhjes se urave te perafrimit me shtetin e shtrire mes dy kontinenteve qe sheh edhe nga lindja, edhe nga perendimi, por qe mbetet nje vend musliman thellesisht skeptik.
 
Megjithate, edhe pse ne rrafshin e diplomacise, Françesku nuk hodhi as edhe nje hap te gabuar, ky rrugetim provoi se afrimi me turqit qe besojne se jashte kufijve i urrejne nuk eshte i lehte, ndersa vete Erdoani ia beri te qarte se ai personalisht fajeson perendimin per rritjen e vrullshme e frikesuese te ISIS-it.

Top Channel