Christian Bale: Gruaja ime më tmerron

02/12/2014 00:00

Për bashkëshorten e Christian Bale, Sibi Blazic, nuk dihet shumë. Edhe pse është një nga aktorët më popullorë në botë, Bale ka arritur të mbajë martesën dhe familjen larg kamerave.

Megjithatë, në një intervistë për “Wall Street Journal”, ai zbulon një sekret që pak kush do ta kishte menduar: gruaja ime ishte një dubluese në “The Dark Knight Rises’.

“Bashkëshortja ime ishte një shofere. Ajo po më ndiqte mua nëpër qytet me një makinë policie. Nëse është në timon, ajo mund të bëjë gjithçka. Ajo më tmerron. Gruaja ime më tmerron”, ka thënë aktori britanik.

Edhe pse nëse gërmon në të dhënat e “Dark Knight Rises” mund të gjesh emrin e Blazic mes dubluesve kryesorë, kjo është hera e parë që aktori ka treguar aspektin e vërtetë të punës së saj.

Vitin e kaluar, një tabloid shkruante me ironi se Blazic po e detyronte bashkëshortin të hiqte dorë nga motorët sepse ishin shumë të rrezikshëm. Mesa duket, kokëkrisuri i vërtetë në marrëdhënien e tyre nuk është Bale.

Top Channel