Lushnjë, i ve flakën vetes, shkak konfliktet e pronësisë

02/12/2014 00:00

Një person i ka vënë flakën vetes mesditën e së martës në qytetin e
Lushnjës.Ngjarja ka ndodhur përpara komisariatit të policisë kur
55-vjeçari Jorgo Derka me një shishe benzinë në dorë pasi ka spërkatur
trupin i ka vënë flakën vetes.

Flaka eshte vene ne menyre demostrative ne prani te policeve te te cilet ndodheshin perpara komisariatit ne sherbim.Reagimi i ketyre te fundit ka qene i menjehershem, pasi e kane fikur zjarrin e kane transportuar menjehere drejt spitali te Lushnjes.

Pasi u dha ndihma e pare nga mjeket e Lushnjes 55-vjeçari u nis drejt Spitalit Ushtarak në Tirane për ndihmë të specializuar.Sipas mjekeve te Lushnjes gjendja e tij eshte e rende.

Derka, edhe pse në kushte shumë të vështira për të folur, tha se problemet e pronësisë janë bërë shkak për këtë akt. Ai thotë se nuk gjente dot drejtesi per pronen e tij.

Top Channel