Has, arrest me burg ish-kreut të OSHEE-së

02/12/2014 00:00

Gjykata e Kukësit shpalli arrest me burg për ish-drejtuesin e deges së
OSHEE-së në Has, Sulejman Bratin, i dyshuar nga prokuroria per vjedhje
te energjise elektrike.

Prokuroria thote se me 28 tetor nje grup pune i OSHEE, KUKES ne bashkepunim me policine kane ushtruar kontroll ne nje lokal qe ndodhej ne fshatin Golaj te Hasit, i cili eshte ne posedim te Sulejman Bratit.

Nga kontrolli i kryer rezuloton se ne objektin dy katesh nuk kishte kontrate furnizimi me energji elektrike, e cila vidhej nepermjet nje lidhjeje te fshehte nga shtylla elektrike. Prokuroria thote se menjehere pas ketij konstatimi eshte pyetur pronari i objektit shtetasi Sulejman Brati, i cili i ka thene grupit te hetimit se e kishte bere kete lidhje jashte sahatit elektrik per te furnizuar me energji elektrike lokalin e tij.

Top Channel