Shiu përmbyt autostradën Tiranë-Vorë

02/12/2014 00:00

Mjaftuan pak minuta shi dhe reshjet kanë përmbytur edhe autostradën Tiranë – Vorë, në afërsi të mbikalimit në Rinas.

Prej shume javesh ne kete segment po punohet, por mungesa e kanalizimeve ka bere qe rruga te kthehet ne liqen dhe burim te rrezikshem per aksidente dhe per jeten e drejtuesve te mjeteve.
 
Behet fjale per nje segment te shkurter qe ka nje date fillimi, por po vonon te perfundoje se rikonstruktuari, duke bere qe kjo rruge te kthehet ne nje tmerr te vertete per te gjithe, ne dite me reshjesh, te cilat ne muajt nentor- dhjetor jane te shpeshta.

Anash rruges nuk ka as kufizime dhe as sinjalistike ndarjeje dhe uji qe e ka permbytur ate ka bere qe te mos dallohet as se ku perfundon rruga. Kjo e ben te rrezikshem per kedo udhetimin ne nje segment rrugor, ne te cilin supozohet se ecet me shpejtesi, ku drejtuesit e mjeteve ne çdo moment rrezikojne daljen jashte rruges.

Top Channel