Emigrantët shqiptarë, ndihma për refugjatët sirianë në Athinë

02/12/2014 00:00

Vetëm pak orë pas transmetimit në Top Channel të lajmit për sirianët
grevistë të ngujuar në sheshin ‘Sindagma’, të Athinës, një grup
bashkatdhetarësh tanë, që jetojnë në kryeqytetin helen kanë nisur të
mbledhin ushqime dhe veshmbathje në ndihmë të tyre.

Emigrantet shqiptare grumbulluan ushqime te gatshme ilaçe, rroba e madje edhe fruta te fresketa,për t’ju dhene qofte edhe pak çaste gezimi te shperngulurve nga Siria dhe femijeve te tyre qe ndodhen ne shesh ne pritje te dhenies se statusit azilant i luftes.

Etmond Guri, kryetar i Federates se Shoqatave Shqiptare te Greqise, thote se eshte detyre e komunitetit te emigranteve shqiptare qe jetojne ne Greqi te ndihmoje njerez ne nevoje.

“Jemi ketu prane jush se bashku me anetaret e Partise Socialise dhe emigrante te thjeshte, ne emer te gjithe shqiptareve qe jetojne ne Greqi. Ju kemi sjelle ndihma ushqimore,veshmbathje dhe batanije. Ju lutem pranojini ato,ne shenje solidariteti prej komunitetit tone”, thotë Guri.

Aleksander Kola,sekretar organizativ i deges se Partise Socialiste te Athines perforcon idene se eshte detyre e çdo emigranti te ndihmoje çdo emigrant që ndodhet ne Greqi. Ai kujton se dikur kane qene greket qe kane ndihmuar emigrantet shqiptare. “Tani, – shton ai,- eshte radha jone te ndihmojme te ardhurit nga vende te tjera”.

“Sapo pamë publikimin tuaj në Top Channel menjëherë u sensibilizuam me sa mundëm bëmë edhe në përpjekjen tonë për të dhënë disa ndihma”, tha Kola.

Dhimiter Caka,administrator i nje kompanie privaten shprehet se mjaftoi kronika e transmetuar ne Top Channel per te vene ne levizje kompanine qe ai drejton dhe brenda pak oresh,u mblodh nje kamionçine plot me ndihma ushqimore dhe veshmbathje.

“Sapo pamë lajmin thamë që të japim ndihmën tonë, pasi ata kanë nevojë për ne”, thotë administratori.

Te gezuar emigrantet siriane,falenderuan komunitetin shqiptar per ndihmat dhe solidaritetin e tyre. Pa humbur kohe, ata i shperndane femijeve te vegjel, ushqimet dhe embelsirat e mbledhura nga komuniteti i emigranteve shqiptare. ‘Eshte gezim per ne,qe ju jeni prane,na ndihmoni me c’mundeni.Nuk do e harrojme kete gje”, thote Muhamet,perfaqesuesi i tyre. “Ju faleminderit per cdo gje.Shqiperi,ju faleminderit”,perfundon ai.

Top Channel