“HIV ka evoluar. Është bërë i padëmshëm”

02/12/2014 00:00

Për dekada me radhë është sëmundja që u ka marrë jetën milion personave dhe një kurë totalisht efektive kundër saj ende nuk është gjetur, pavarësisht se studimet nuk kanë munguar.

Virusi HIV, shkaktar i AIDS-it po evoluon duke u bërë më pak vdekjeprurës dhe po më pak infektiv. Në këtë përfundim kanë mbërritur një grup shkencëtarësh të Universitetit të Oksfordit në Britaninë e Madhe.

Sipas tyre virusit aktual i duhet më shumë kohë për të shkaktuar AIDS, të paktën në krahasim me 2-3 dekada më parë, ndërsa disa virologë shkojnë akomë më tej kur thonë se HIV mund të jetë që tani i padëmshëm dhe se evoluimi i tij vazhdon.

Më shumë se 35 milion njerëz në gjithë botën janë të prekur nga virusi, të cilit studiuesit i njohin aftësinë për t’u përshtatur dhe për t’i bërë ballë sistemit imunitar.

Top Channel