Në fund të janarit del Windows 10

02/12/2014 00:00

Microsoft ka përcaktuar fundin e muajit janar të 2015 si afatin kohor kur do të prezantojë sistemin e ri të operimit, Windows 10.

Microsoft Windows 10 u prezantua shkurtimisht në një event në San Françisko pak javë më parë, ku sipas asaj që u tha për rreth një orë, pritshmëritë janë të mëdha.

E sigurtë është që sistemi do të përshtatet për një sërë platformash, që nga kompjuterat e tavolinës, kompjuterat portativë, tabletët, telefonat e deri tek XBox, platforma e lojërave e kompanisë së Bill Gates.

Sipas “The Verge”, portal informativ amerikan mbi zhvillimet teknologjike, Windows 10 do të rikthehet së bashku me “Start Menu”, që Microsoft kishte eleminuar në versionin paraardhës, Windows 8. Megjithatë, për të gjithë kureshtarët më shumë detaje për sistemin e ri pritet të dalin para vitit të ri. 

Top Channel