Rama i kërkoi Seferit dorëheqjen: Nuk u godit korrupsioni

02/12/2014 00:00

Disa orë përpara dorëheqjes së Arben Seferit nga detyra e kreut të
OSHEE-së i ka paraprirë një mbledhje e gjatë Shtabit Qendror të
operacionit masiv kundër vjedhjes së energjisë nën drejtimin e
Kryeministrit, Edi Rama.

Një burim nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë pohoi për Top Channel se “ka qenë vetë Kryeministri Edi Rama ai që ka kërkuar dorëheqjen e Seferit nga drejtimi mëtejshëm i OSHEE-së” .

Në këtë mbledhje, Kryeministri Rama ka folur me tone të ashpra për kompaninë e në mënyrë të posaçme për drejtimin e saj.Ai ka thënë se rezultatet e duhura të operacionit janë ende larg objektivit të Qeverisë dhe se krahasimi me shifrat e kohë së PD-së, nuk i interesojnë.

Rama ka deklaruar se “goditja e korrupsionit brenda kompanisë, qoftë edhe arrestimet e dy drejtorëve rajonalë të përfshirë në vjedhjen e energjisë, janë krejt të pamjaftueshme ndërkohë që kërkohet zero tolerance”.

Gjithashtu shefi i Qeverisë ka theksuar se pavarësisht rezultateve të deritanishme, kompania nuk ka bërë sa duhet për të rritur cilësinë e burimeve njerëzore e të sherbimit ndaj klientit. Rama eshte kujdesur qe te ndaje qeverisjen aktuale me ate te meparshme, duke e cilesuar citon burimi kohen e PD-se, si koha e hajdutërisë jo e menaxhimit te kompanise.

Mesazhi i fundit i Ramës gjatë mbledhjes të Shtabit Qendror të operacionit kundra vjedhjes së energjisë ishte dhënia fund me cdo çmim abuzimeve madje Rama ka shprehur me forcë se nuk do të ketë asnjë lloj amnistie të borxheve të prapambetura, duke shprehur qëndrimin e qeverisë për mos t’u tëhequr edhe sikur ky operacion të prodhojë kosto elektorale.

Top Channel