Gjykata Europiane bllokon ‘testin gay’

02/12/2014 00:00

Gjykata Europiane e Drejtësisë rrëzoi vendimet e disa gjykatave të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, që në disa raste u kanë kërkuar aplikantëve për azil si homoseksualë ‘prova për homoseksualitetin e tyre’.

Rasti i fundit ishte i dy shtetasve nga Uganda që kërkuan azil në Holandë me pretekstin se ishin të diskriminuar në vendlindjen e tyre për shkak të orientimit seksual. Por kur gjykata holandeze u kërkoi që ‘të provonin se ishin homoseksualë’ që të dy ata dështuan në plotësimin e kësaj kërkese, ndaj edhe iu refuzua kërkesa për azil.

Kërkesa të tilla nga gjykatat e vendeve të Bashkimit Europian janë cilësuar si jodinjitoze nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut. Në vendimin e saj, kjo gjykata thotë se duhet të ketë më shumë respekt për dinjitetin njerëzor.

Vendimet e kësaj gjykate janë të detyrueshme për të gjitha vendet anëtare të BE-së, që po përballen me një rritje të numrit të aplikantëve për azil nga vendet afrikane, ku në një pjesë të madhe të tyre homoseksualiteti konsiderohet një krim.

Top Channel